Janë përzgjedhur sot nëntë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas debateve mes palëve politike në Kryesinë e Kuvendit. Shorti i parë përzgjodhi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të jenë dy, si dhe një zëvendësuese. Prokuroria e Përgjithshme do të jetë me një anëtare në KED, Rovena Gashi, pasi ishte kandidatja e vetme.
Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata Kushtetuese:
Besnik Imeraj dhe Altina Xhoxhaj, zëvendësuese Vitore Tusha
Anëtari i KED nga Gjykata e Lartë:
Artan Broci, zëvendësues Shkëlzen Selimi
Anëtari i KED nga Prokuroria e Përgjithshme:
Rovena Gashi
Anëtarët nga Prokuroritë e Apelit:
Gentjan Trenova dhe Fatjona Memçaj
Anëtarë të KED nga gjykatat e Apelit
Enton Dhimitri dhe Fatos Qato
Anëtarët e KED nga Gjykatat Administrative
Ahmet Jangulli
Anëtarët zëvendësues i KED nga Gjykatat Administrative dhe të Apelit
Sotiraq Lubonja