Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e vendit dhe ka emëruar të rinjtë. Në një dalje për media pas këtij vendimi, Rama ka zbuluar emrat e prefektëve të rinj, të cilët janë të gjithë ish-ushtarakë, ndërsa shtoi se ky institucion ka qenë deri më tani në hije.
I pari i qeverisë nuk komentoi vendimin e papritur për të larguar prefektët, por tha se faza e re e procesit të qeverisjes kërkon ridimension tërësor edhe te institucioni i Prefekturës.
?Urime prefektëve të rinj; Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtetbërja.
Jemi një celjen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në cdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit.
Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim.
Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional dhe aftësitë menaxhuese.
Për eksperiencën e gjatë në drejtim dhe të çmuar që ata sjellin edhe në një fushë vit pas viti po bëhet prioritare sikur janë emergjencat civile, por edhe vëzhgimi dhe luftës ndaj korrupsionit. Pa harruar faktin do të paraqesim edhe hapa të drejtë. Faza e dytë e betejës së hapur kundër rrjeteve kriminale të kanabisit për të rimarrë për publikun asetet e tyre, roli i Prefektëve merr një rëndësi të veçantë.