Report TV - Rama prezanton prefektët e rinj: Ja kush janë 12 ish-ushtarakët

Report TV 2018-05-08

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e vendit dhe ka emëruar të rinjtë. Në një dalje për media pas këtij vendimi, Rama ka zbuluar emrat e prefektëve të rinj, të cilët janë të gjithë ish-ushtarakë, ndërsa shtoi se ky institucion ka qenë deri më tani në hije.
I pari i qeverisë nuk komentoi vendimin e papritur për të larguar prefektët, por tha se faza e re e procesit të qeverisjes kërkon ridimension tërësor edhe te institucioni i Prefekturës.

"Urime prefektëve të rinj; Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtetbërja. Jemi në çeljen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridimensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re, si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit. Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive, por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim. Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional", tha kryeministri.

Share This Video


Download

  
Report form