Report TV -Investimi në fiderat e rinj, Rama: Revolucion, në 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada

Report TV 2020-11-05

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ndërtimin e fiderave të rinj, si dhe kabinave të reja në Tirane, të cilat do të garantojnë jo vetëm cilësi në furnizim, por edhe reduktimin e humbjeve të energjisë.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ata inspektuan nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve, e cila furnizon me energji elektrike 211 mijë banore dhe një numër të vogël fabrikash.

Nënstacioni i ndërtuar në vitet 60 nuk i ishte vënë dorë prej 30 vitesh, ndërsa prej një viti ka nisur puna me shtimin e transformatorëve të rinj dhe fiderave të rinj, ku deri në fund pritet të zëvendësohen edhe 4 fiderët e fundit të rinj të linjës 20 kv dhe ky nënstacion do të jetë një investim totalisht i ri.

Ky është një investim 13 milionë dollarë, ku ka ndihmuar edhe Banka Botërore, dhe deri më tani janë investuar 9 milionë dollarë. Deri në fund të vitit pritet që investimet të përfundojnë në këtë nënstacion që është më i madhi dhe më i rëndësishmi.

Ministrja Balluku tha se puna ka nisur para me shtimin e transformatorët të rinj dhe ndryshimin dhe shtimin e fiderave të mëparshme, ndërsa monitorimi i fiderave të rinj bëhet në mënyrë online duke menaxhuar sistemin në distancë.

Share This Video


Download

  
Report form