Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga vatra zjarri të cilat vijojnë të jenë aktive në disa zona. Sipas Drejtorisë së Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 vatra zjarri në Vlorë, Fier, Berat, Tiranë, Lezhë dhe Dibër.
Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 zjarrëfikës me 13 automjete, 60 forca ushtarake edhe helikopterë. Para disa ditësh kanë qenë aktive mbi 20 vatra zjarri, tani numri ka rënë në 9 vatra.