Një raport i rëndësishëm i financuar nga organizmat ndërkombëtare në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri bën të ditur se qeveria ka dështuar në dy nga treguesit më të rëndësishëm kundër krimit të organizuar.
Raporti i përgatitur nga Qendra për Studimet mbi Demokracinë dhe Qeverisjen bën të ditur se në treguesit më thelbësor të luftës ndaj krimit Shqipëria nuk ja ka dalë.
Duke marrë si bazë analizimin e Strategjisë Kombëtare të Luftës ndaj Krimit të Organizuar, raporti thekson se dy nga treguesit bazë që janë zvogëlimi i pastrimit të parasë dhe ulja e sasisë së narkotikëve nuk kanë pasur sukses. Por, këto tregues nuk janë të vetmit problem që rendit raporti.
?Si përmbledhje, në shtatë vitet e implementimit të strategjisë Shqipëria ka dështuar në indikatorët kryesorë, përkatësisht:- zvogëlimi i barrës së imponuar nga krimi i organizuar në ekonominë e vendit; zvogëlimi i sasisë së narkotikëve të prodhuara ose / dhe që kalojnë në tranzit; të konfiskojë proporcionalisht pasuritë të krijuara përmes veprimtarive të krimit të organizuar;- të kontribuojë në uljen e korrupsionit dhe në përmirësimin e renditjes ndërkombëtare të Shqipërisë për antikorrupsionin (duke pasur parasysh se kjo tematikë përfshihet në fushën e Strategjisë Ndër-Sektoriale kundër Korrupsionit, mund të pritet që ndikimi i kësaj strategjie të jetë i kufizuar në arritjen e qëllimeve antikorrupsion);- sigurimi i besimit të publikut në aftësinë e qeverisë për të zgjidhur problemin e krimit të organizuar?, theksohet në raport.
Por nga ana tjetër, ky raport ka vërejtur se gjithsesi ka pasur arritje, kryesisht në rritjen e bashkëpunimit me ndërkombëtarët për operacionet e përbashkëta.
Nga ana tjetër, sipas dokumentit policia shqiptare e ka rritur kapacitetin për kryerjen e hetimeve proaktive ndaj krimit të organizuar dhe hetimeve në krimin kompjuterik dhe atij online?.
Gjithashtu, raporti bën të ditur se krimi i organizuar shqiptar ka pasur kapërcim sasior dhe cilësor, dhe sipas hartuesve, arsyet e kësaj rritje janë: ?Formimi i marrëdhënieve midis kriminelëve Shqiptarë me organizata të huaja të krimit të organizuar; fitimet e mëdha në një periudhë të shkurtër kohore; niveli i lartë i varfërisë; pozicioni gjeografik i vendit; ndërgjegjësimi i ulët e komunitetit rreth krimit të organizuar; si dhe korrupsioni i lartë në agjencitë e zbatimit të ligjit, në gjykata edhe në prokurori?.
Ndërkaq, duke dhënë rekomandimet dhe rrugët sesi mund të ulet krimi i organizuar, raporti bën të ditur se ?Lufta kundër korrupsionit është e lidhur ngushtësisht me luftën kundër krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe terrorizmit, gjë që kërkon një bashkëpunim të thelluar mes agjencive të zbatimit të ligjit dhe atyre të inteligjencës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën,...