Nga monitorimet e kryera në vitin 2015 rezulton se ujërat e lumenjve janë ndikuar ndjeshëm shkarkimet urbane dhe industriale. Report TV ka zbardhur raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, sipas të cilit 50% e lumenjve tanë i përkasin cilësisë së moderuar, 10%, të cilësisë së varfër dhe 20% me cilësi të keqe. Vetëm 20% e ujërave të lumenjve kategorizohen të cilësisë së mirë, dhe asnjë në kategorinë cilësi e lartë.