Report TV - Patentat e reja, ja vlefshmëria e lejeve të drejtimit për çdo mjet

Report TV 2016-03-21

Views 3

Me patentat e reja, Ministria e Transporteve ka përcaktuar edhe vlefshmërinë e lejeve të drejtimit sipas mjeteve, duke nisur nga veturat, te autobusët e kamionët. Rregullorja e re përcakton që lejet e drejtimit të kategorisë D, ku përfshihen autobusët e vegjël, do jenë të vlefshme për mjetet deri 8 vende e me peshë maksimale prej 3.5 tonësh. Lejet e kategorisë C, për autobusët mbi 3.5 tonë do të jenë të vlefshme për drejtimin e veturave e mjeteve deri 8 vende.

Ndërkaq, leja e drejtimit e kategorisë DE, ku përfshihen autobusët dhe automjete të tjera të destinuar për transport është e vlefshme edhe për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet leje drejtimi e kategorisë CE dhe BE.

Në kategorinë E (BE,CE,DE) përfshihen automjetet, për drejtimin e të cilave kërkohet leje drejtimi i kategorive B, C dhe D, për të cilat drejtuesi i mjetit duhet të jetë i aftësuar, kur tërheqin një rimorkio. Në këtë kategori hyjnë edhe gjysmërimorkiatorët dhe artikularët të destinuara për transport pasagjerësh, mjafton që të ketë leje drejtimin e kategorisë D. Leja e drejtimit e kategorisë CE është e vlefshme për kategorinë DE nëse titullari i saj është i pajisur me leje drejtimi të kategorisë D.

Share This Video


Download

  
Report form