Ora News - Kapet sasi rekord e kokainës në Shqipëri: 613 kg e ardhur nga Kolumbia

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi rekord kokaine, plot 613 kilogramë, më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri, u zbulua në Portin e Durrësit. Droga me vlerë tregu 180 milionë euro e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Por ndërsa ngarkesa i shpëtoi kontrollit të skanerit, mësohet se një institim i hetimit doganor bëri që të zbuloheshin pakot në fundin e kontenerit të modifikuar për këtë qëllim.

Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të "Arbri Garden" SHPK, një kompani shqiptare që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj personi ky që tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj.

Operacioni u kodua ?Last Snow?.

Droga prej nje jave ne kalaten e portit

Droga mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit. Drejtori i Policisë së Shtetit doli sot paradite në një konferencë për median bashkë me prokurorët për të dhënë detaje mbi operacionin.

Ardi Veliu: Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse ?Arbri Garden? shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Ku ishte fshehur kokaina?

Kokaina ishte fshehur mes një dyshemeje të dyfishtë. Ajo ishte paketuar në 528 pako që mbanin edhe kodet përkatëse me numra dhe me germa. Kodet ishin vendosura nga trafikantët.

Droga u zbulua me anë të qenit anti-drogë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekuestrohet-nje-sasi-e-madhe-kokaine-ne-portin-e-durresit

Share This Video


Download

  
Report form