Durrës, kapet sasia rekord prej 613 kg kokainë në kontenierin e bananeve që vinte nga Kolumbia

Report TV 2018-05-11

Views 6

DURRES - Sekuestrohen sasi rekord kokaine në Maminas të Durrësit. 613 kg kokainë janë gjetur brenda një kontenieri me banane i ardhur nga Kolumbia, të porositura nga kompania "Arbri-Garden" me qendër në Maminas të Durrësit dhe pronar Arbër Çekaj, 38-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë. Ngarkesa e drogës është marrë mëngjesin e sotëm nga kamioni me targa DR 3819 E i kompanisë së Çekajt.

Report Tv ka siguruar dhe foton e 613 kg kokaine, e ndarë në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit. Siç duket edhe nga kjo foto, 528 pakot e kokainës janë të mbështjella me letër natriban, ku ka mbishkrime "020", "777", "CA 17" dhe "KE", të cilat janë kodet e porositësve. Policia ka publikuar edhe videon e momentit të sekuestrimit të drogës.

Share This Video


Download

  
Report form