Reagimet e politikës për sekuestrimin rekord të kokainës prej 613 kg në Durrës

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sekuestrimin e sasisë rekord të kokainës prej 613 kg në Durrës. Rama e cilëson operacionin si një hap të madh në përballjen kundër krimit, ?operacion shembullor me domethënie të madhe?.
Operacioni për Ramën ka një domethënie për integritetin e strukturave ligjzbatuese, ndërsa shton se kokaina ishte destinuar për tregun evropian. Shefi i qeverisë shqiptarë shprehet se ?operacioni është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit.

Me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore?. E ndërsa Rama u shpreh se nuk kishte asnjë sinjalizim nga vendet evropiane, ministri i Brendshëm, Xhafaj theksoi se superaksioni i Policisë së Shtetit ishte në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese të huaja duke nënkuptuar DEA-n amerikane.

Share This Video


Download

  
Report form