Ora News - Kapet sasi rekord e kokainës në Shqipëri: 613 kg e ardhur nga Kolumbia

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Durrës: 613 kg e 350 gram me vlerë tregu mbi 180 milionë euro.

Kokaina ishte fshehur në një kamion me banane e ardhur nga Kolumbia dhe kishte destinacion tregun europian.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një konferencë për median për të dhënë detaje mbi operacionin e koduar "Last snow".

Dy persona janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës porositëse ?Arbri Garden? shpk. Mësohet se Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Rahoi cili vizitoi Tiranën të hënën e 26 shkurtit 2018 ka koordinuar veprimet.

Droga prej nje jave ne kalaten e portit

Droga mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit

Ardi Veliu: Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse ?Arbri Garden? shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sekuestrohet-nje-sasi-e-madhe-kokaine-ne-portin-e-durresit

Share This Video


Download

  
Report form