http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krerë te politikes dhe përfaqësues te qeverise reagojnë per arrestimin e guvernatorit te Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar qe politika dhe ne mënyre te veçante, drejtuesit e mazhorances Rama-Meta te mos ndikojnë ne hetimet e superskandalit për vjedhjen e Bankës Qendrore. Për kryetarin Basha ky proces duhet te jete transparent për te gjithë shqiptaret dhe se drejtësia duhet te shkoje deri ne fund. Ndërsa kryetari i kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim është shprehur ne mbështetje te prokurorisë dhe drejtësisë per hetimet e superskandalit te vjedhjes se 713 milion lekeve nga Banka e Shqipërisë. Nga Durrësi, Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se tashme duhet respektuar vendimi i drejtësisë dhe gjykatës. Përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim garantuan se mazhoranca do te respektoje kushtetutën e do te punoje për te konsoliduar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Madje sipas Ilir Metës zgjidhja do të gjendet duke bashkëpunuar edhe me partnerët ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore dhe Komisioni Europian.