Kapet një sasi rekord kokaine në Durrës

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

613 kg kokainë u bllokuan nga policia, prokuroria dhe Drejtoria e Hetimit Doganor në Portin e Durrësit mbrëmjen e të mërkurës, gjatë një operacioni te koduar me emrin ?Last Snoë?.

Droga ishte fshehur në një kontenier me shtrese të dyfishte, të ngarkuar në një kamion me banane që do të shkarkohej në këtë magazinë, ne Maminas, në pronësi të kompanisë ?Arbri Garden?.

Ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia, me itinerar Italinë, Maltën e më pas Shqipërinë. Në Durrës mbërriti me 19 Shkurt me anije, por fillimisht nuk u lejua të vijojë për në magazinë.

Ajo ka kaluar skanerin, por më pas i është nënshtruar një kontrolli të dyte, ku është zbuluar shtresa e dyfishtë, mbrëmjen e te martës së 27 Shkurtit. Policia ka njoftuar Prokurorinë dhe është vendosur që kamioni të ndiqej deri në destinacion.

?Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike?, tha Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Policia bllokoi kamionin, nga kontrolli i të cilit u zbulua kokaina e futur në një dysheme dyfishe të kontejnerit. Kamionisti Armando Pezaku të cilin e shihni në këtë foto, si dhe Donald Lushaj, u arrestuan në flagrancë.

Në faqen e tij ne rrjetin social Facebook, kamionisti shkruan se punon shofer kamioni dhe se iu çonte miell partizanëve.

Për pronarin e kompanisë, Arbër Cekën, i cili shihet në këtë foto, prokuroria nxori një urdhër arresti. Burimet thonë se ka edhe persona të tjerë në kërkim, emrat e të cilëve nuk jepen.

?Kjo është magazina e kompanisë ?Arbri Garden? në Maminas. Oficerët e Policisë Gjyqësore po vijojnë ende punën nën ambientet e saj për të zbardhur detaje më tepër.?

Me partneret e huaj po bashkëpunohet për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë qe po evidentohen edhe pasuritë e të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik. Policia ka kryer kontrolle ne banesat e te tre te arrestuarve, ku mësohet se janë bllokuar dokumente dhe objekte në interes të hetimit të kësaj çështjeje. Kjo është sasia me e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë nga policia në Shqipëri dhe rajon. Hetuesit besojnë se ajo do të përpunohej në Shqipëri dhe do të trafikohej për në vende të ndryshme të Europës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form