Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj iu rikthyer edhe njëherë denoncimit të abuzimeve nga FAF. Myftaraj analizoi karrierën e drejtorit të kësaj 'banke' por edhe bëmen e fundit të tij.
Sipas Myftaraj, Dashamir Qeli ka shpallur një tender për sistem të ri informatik në FAF prej 220 milionë lekësh të vjetra dhe që sipas tij është një vjedhje e pastër.
Myftaraj: Në zyrat e shtetit tonë ndodhin gjëra nga më të çuditshmet, karriera nga më të çuditshmet. Ndodhte në kohën kur kryeministër ishte Berisha, nuk ka ndryshuar dje dhe sot. Sot do tu flas për karrierën e çuditshme të një elektriçisti i cili është bërë praktikisht një bankier i madh me paratë e shtetit, paratë e ndihmave të huaja që vinë për fermerët shqiptarë dhe duhet tu shkojnë këtyre si kredi të leverdisshme dhe të buta.
Kam folur edhe herë tjetër për këtë institucion i cili quhet FAF, Shoqëria e Parë e Zhvillimit dhe është një institucion shtetëror i cili merr ndihmat e huaja financiare që vinë për t'iu dhënë fermerëve shqiptarë dhe fondet që ndahen për këtë qëllim nga buxheti i shtetit dhe të gjitha këto pastaj duhet ti kanalizojnë në ndihmë të fermerëve me anë të kredive.
Herë tjetër kam treguar sesi këta i japin kredi njëri-tjetrit në mënyrë skandaloze, sesi bëjnë lloj-lloj abuzimesh me këto miliona e miliona euro dhe dollarë. Sot do të flas për karrierën e çuditshme të drejtorit të tanishëm dhe për një bëm të tij të fundit madhështore, në kuptimin e abuzimit të parave publike.
Dashamir Qeli, drejtori i tanishëm i FAF, u bë i famshëm kur u shkarkua live para kamerave nga kryetarja e bashkisë Gjirokastër e zgjedhur pas 2015 nga e majta për shkak se ky ishte emëruar me ndërhyrjen e Ahmetaj drejtor i Ujësjellësit dhe e kishte lënë Gjirokastrën pa ujë. Kishte bërë abuzime të tilla sa u shkarkua. Një drejtor i shkarkuar live para kamerave televizive, historike. Miku dhe shoku i ngushtë i tij Beni nuk e la pa punë Dashamirin dhe e ngriti në një institucion qëndror në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, e bëri praktikisht bankier.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-elektricisti-i-ministrit-drejtor-ne-zyren-e-parave