Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj trajtoi sërish mbrëmjen e sotme çështjen e ngritjes së kampeve në Shqipëri për strehimin e refugjatëve nga vendet islame që ndodhen konflikt.
Myftaraj: Gjithmonë e më tepër po shtohen zëra të rëndësishëm zyrtarë në Europë dhe Shqipëri sa i përket ardhjes së një mase shumë të madhe refugjatësh nga vendet në konflikt në botën islame, që do vinë për tu strehuar në Shqipëri.
E vërteta do të dalë në datën 28 qershor kur Këshilli Europian do të marrë një vendim për këtë çështje, për vendet pritëse në kufijtë e BE dhe ku deri tani janë menduar si të tillë Shqipëria dhe Tunizia.
Për këtë çështje është shumë e interesuar Gjermania dhe Austria. Kanë një plan dhe këtë plan nga i cili do të dalë një operacion që do të kryehet në Shqipëri unë e shikoj pak a shumë si një karikaturë të operacionit Barbarosa, ky ishte operacioni luftarak që bëri Gjermania kur e sulmoi Bashkimi Sovjetik në vitin 1941.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-karikatura-e-operacionit-barbarosa-ne-shqiperi