Drejtuesi i emisionit "Ju flet Moska"," />
Drejtuesi i emisionit "Ju flet Moska","/>

"Ju flet Moska": Edi Rama në takimin botëror të hebrenjve

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesi i emisionit "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj sot ka analizuar vizitën e kryeministrit Rama në konferencën vjetor të hebrenjve në Uashington. Myftaraj thotë se në këtë konferencë Rama dhe Presidenti i Ghanës mbajtën fjalim. Ai analizon se e përbashkëta e tyre është se këta votuan në OKB kundër Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit.

Myftaraj: Këto ditë në Uashington është duke u zhvilluar konferenca vjetore e Komitetit hebreo-amerikan për çështjet publike. Një organizatë kjo e rëndësishme globale.

Këtë konferencë ku marrin pjesë 18 mijë persona, do të ketë dhe 500 folës. Ndër këta janë 2 shtetarë të lartë nga bota, këtu kam parasysh presidentë ose kryeministra. Njëri është Edi Rama, i cili tashmë ka folur atje, duke pasur një kohë për tju përgjigjur pyetjeve të njërëz prej moderatoreve të konferencës. Tjetri është Presidenti i Ghanës Nana Akufo-Addo.

Në këto konferenca mund të shkojnë edhe kryeministra dhe presidentë të tjerë, por nuk shkojnë se ky është një takim i hebrenjve të botës ku ata shkëmbejne eksperiencat e tyre, bashkëbisedojnë. Ka dhe njerëz jo hebrej që shkojnë.

Ata që shkojnë do paguajnë një shumë që është e lartë se edhe shpenzimet janë të larta, 90 mijë dollarë. Problemi nuk është sic po thuhet në shtyp se kryeminstri jonë ka paguar 90 mijë dollarë për të shkuar në këtë konferencë.

Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Ghanës kanë një gjë të përbashkët. E përbashkëta e tyre është se të dy vendet e tyre kanë votuar në OKB kundër Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit sipas vendimit të SHBA, pra votuan pro rezolutës të sponsorizuar nga Turqia dhe Jemeni që kundërshtonte vendimin e Trump për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetet të Izraelit.

Presidenti i Ghanës është një tip interesant. Ai është i njohur në botë sepse vjedh, përvetëson fjalime të politikanëve të shquar në botë dhe i lexon si të vetat. E ka si hobi, është si një lloj kleptomani verbal.

Presidenti i Ghanës është një politikan jo serioz. Një njeri që vjedh fjalimet e burrave të shtetit ndërkombëtar dhe si pa gjë të keq është bërë gazi i botës nuk mërzitet i përket llojit të politikaneve të cilëve u shkon shprehja "S'kam turp, s'ke çmë bën".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-edi-rama-ne-takimin-boteror-te-hebrenjve

Share This Video


Download

  
Report form