Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vrasja e minoritarit grek në Bularat u analizua në emisionin e sotëm "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Vrasja në përleshje me policinë e një qytetari shqiptar me kombësi greke, minoritar grek, në fshatin Bularat të Dropullit, ka krijuar një debat publik në Shqipëri dhe Greqi por edhe një debat mes dy shteteve dhe dy qeverive. Ka krijuar një krizë shqiptaro-greke në kuptimin politik të fjalës. Kur një person i armatosur sulmon policinë e një shteti ku është subjekt i atij shteti, por edhe të një shteti tjetër në një ceremoni, aq më tepër në rrethanat e një ceremonie zyrtare, ky person nuk mund të quhet tjetër përveçse terrorist, varësisht dhe pasojave që do të ketë akti i tij.
Në këtë rast policia thotë se plumbat goditën një nga makinat e policisë, pra mund të kishte dhe policë të plagosur ose të vrarë.Është fjala për një person që vepron në limitet e një akti terrorist. U takon pastaj atyre që do të bëjnë cilësimin e veprës penale të shikojnë nëse është akt terrorist ose jo. Kostandinos Kaçifas ka qenë një provokator, por provokimi në këtë rast nuk duket të jetë i iorganizuar siç ka qenë ai i 10 prillit 1994 ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë në kufi me Greqinë, duket se ka qenë vepër e një individi. Në këtë kuptim them se shteti shqiptar, i cili ia dha të drejtën dhe e lejoi Greqinë të ngrejë varrezat e ushtarëve të saj, kishte të gjitha arsyet që të përpiqej ta shmangte një ngjarje të tillë. Shtetit grek do ti pëlqente kjo që ndodhi sepse Greqia ato varreza i shikon si varreza të së ardhmes më tepër se të së shkuarës. Kërkon ti përdorë politikisht dhe gjeopolitikisht.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-kur-vete-rama-merr-persiper-vrasjen-e-kote-te-grekut