Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar intervistën e dhënë dje të Edi Ramës në "Tonight Ilva Tare", por edhe intervistën e dhënë pak para takimit me Merkel.
Myftaraj: Kryeministri Rama ka dhënë dje intervistë të gjatë në Tonight Ilva Tare në RTV Ora Neës ku ndër të tjera i është bërë pyetja e përsëritur disa herë nga drejtuesja e emisionit nëse ka qenë një presion apo një lloj shandazhi ajo që ka thënë Rama në një intervistë para takimit me kancelaren Merkel që nëse Europa ia mbyll dyert Shqipërisë atëhere vendi rrezikon të shkojë drejt radikalizmit islamik apo rreziqeve të tjera gjeopolitike.
Në ditën e takimit të Ramës me Merkel tema e emisionit timë ka qenë "Ultimatumi islamik i Ramës për Merkel". Pra Rama ka vepruar sikur të ishte prijësi i radikalëve islamikë, kjo ishte ideja e asaj që thashë unë.
Në paragrafin e parë të intervistës Rama thotë qartë: Që ti mohosh Shqipërisë perspektivën që një ditë të bëhet anëtar i BE kjo do të thotë ti hedhësh benzinë zjarrit, të ushqente me karburnat radikaalizmin mysliman në vend.
Zotëria mohon fjalët e veta. Ke thënë që do ushqente karburantin që këtë islam që kemi sot të radikalizohet.
Por sapër atë që thotë për zotin Junker, që kë ka kërcënuar Junker po ta lëmë jashtë Ballkanin Perëndimor atje do të shpërthejë lufta. Por zoti Rama harron një gjë, ose bën sikur harron. Kur thotë kryeministri i një vendi që vendi im do bëhet vend radikal islamik nëse nuk i hapen dyert e Europës, këtu ka elementë të mundshëm kërcënimi, kurse kur thotë Junkeri që nëse Eruopa e lë Ballkanin atje mund të fillojë lufta. Lufta mund të fillojë jo thjeshtë nga islami, por mund të fillojë nga serbët dhe kroatët psh. Sepse serbët do afrohen më shumë nga Rusia, kroatët nuk e pranojnë këtë gjë. Pra në Ballkanin Perëndimor ka shumë faktorë që ndeshen, në Maqedoni është aktivizuar nacionalizmi bullgar. Pra Junker i shikon të gjithë faktorët dhe thotë ka rrezik lufte. Por kur kryeministri i një vendi flet me këtë gjuhë ky është kërcënim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-edi-rama-faktori-i-paparashikueshem-gjeopolitik