Elez Gjoza dha dorëheqjen nga President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes këtë të premte pas skandalit të dopingut me peshëngritësen kampione bote, Romela Begaj.
Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Gjoza tha se ndjeu detyrim moral për t?u larguar nga posti, ndërsa shprehu besimin se Romela është e pafajshme. Ai paralajmëroi se Federata Shqiptare e Peshëngritjes do hedhë në gjyq Federatën Botërore.
"Nuk besoj se Romena Begaj është e fajshme, por duke ndjerë si qytetar gjykova anën morale, kam dhënë dorëheqjen. Për mendimin tim, unë jam i shokuar, Romela për mua është e pastër, është sportiste profesioniste, nuk mund të merrte një substancë që e ka përdorur para 2-vitesh.