Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dorëheqja e Ministrit të Jashtëm Grek Nikoz Kotzias, erdhi në një moment kur mes Shqipërisë dhe Greqisë pritej arritja e një marrëveshje për çështjen e kufirit detar.
Por ashtu si në Shqipëri, edhe mediat në Greqi kanë shtruar pyetjen nëse do të ndryshojë qasja e politikës së jashtme greke në lidhje me këtë çështje?
Për ish-Ministren e Jashtme, Arta Dade, marrëdhënia mes Tiranës dhe Athinës nuk do të ndryshojë pas dorëheqjes së Kotzias.
Arta Dade: Negociatat do të vazhdojnë dhe shpresoj që ato të zgjidhen në interes dhe në dobi të korrigjimit të asaj çka ndodhi në marrëveshjen e parë.
Edhe për diplomatin Shaban Murati, paketa e Kotzias për marrëveshjen e detit nuk do të ketë ndryshime.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fati-i-marreveshjes-se-detit-si-do-te-jete-politika-e-jashtme-pas-doreheqjes-se-kotzias