Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto i LSI-së ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij gjatë ditës së sotme. Sipas nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, bëhet e ditur se zëvendësuesi i Haxhinastos është Sokol Dervishaj.
Lajmi i dorëheqjes bëhet i ditur nga burime brenda kryeministrisë të cilat bëjnë të ditur se ai i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama.
Sipas kryeministrisë, dorëheqja e Edmond Hxhinasto ka ardhur për shkak të angazhimeve të tij në LSI.
Kryeministria bën të ditur po ashtu se, numri një i qeverisë e ka falenderuar Haxhinaston për kontributin e dhënë.
"Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit doreheqjen e tij nga detyra, per shkak te angazhimit te metejshem ne parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastruktures e transporteve per punen e bere ne krye te dikasterit, kontributin e tij aktiv ne skuadren qeveritare dhe bashkepunimin shume te mire me te' thuhet nga kryeministria.
Pas vendimit të marrë, ish-Ministri ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe ka diskutuar me të për më shumë se 30 minuta.
Në takim ishin mbledhur një pjesë e mirë e deputetëve të LSI ku Haxhinasto u ka sqaruar arsyet e dorëheqjes.
Dorëheqja i është prezantuar edhe stafit të tij në Ministrinë e Transporteve, gjatë paradites.