Xhafaj del ne krah te Veliajt pas doreheqjes

RTV KLAN 2018-10-30

Views 0

Pas dhënies se dorëheqjes nga posti i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shfaqur në publik me një mesazh politik. E bëri këtë përkrah Kryebashkiakut Veliaj në dëgjesën për buxhetin në njësinë numër 10, ku edhe është zgjedhur deputet.

?Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë. Puna dhe rezultatet janë treguesi më i mirë?.

Ky është mesazhi i dytë që Xhafaj jep pas dorëheqjes. Në reagimin e parë, ai shprehej i neveritur dhe përbuzës ndaj njerëzve që nuk mund të kuptonin dot se ka edhe njerëz në politikë që mund të jenë të lirë e vetvetja. Ky mesazh u komentua si një replikë në distancë me Kryeministrin Rama.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form