Ora News - Pas dorëheqjes së Blushit, riorganizimi i LIBRA në fokus të drejtuesit të ri

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas largimit të Ben Blushit, partia LIBRA do t`i qëndroj besnik të njëjtit profil. Kryetari i ri Endri Tafani tha për Ora News se në fokus së punës së tij do të jetë riorganizimi i kësaj force politike. Vendimin e Komisionit të Etikës për largimin e Mimoza Hafizit Tafani i cilësoi të drejtë.

Dy themeluesit Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më pjesë e partisë LIBRA, por projekti do të vijojë nën drejtimin e Endri Tafani. Kryetari i ri, në studion e Ora News, theksoi se kjo forcë politike ka në fokus ristrukturimin e saj teksa siguroi mbështetësit se LIBRA do t`i qëndroj besnik të njëjtit profil duke qënë parti pranë qytetarëve.

Tafani pranoi se me largimin e Blushit dhe Hafizit LIBRA pësoi një goditje të rëndë. Por vendimin e Komisonit të Etikës për largimin e Mimoza Hafizit e cilësoi të drejtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/riorganizimi-i-libra-ne-fokus-se-drejtuesit-te-ri

Share This Video


Download

  
Report form