Ora News – Precedent i rrezikshëm në drejtësi, Vishaj: Është harruar institucioni i dorëheqjes

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u bën thirrje të gjithë prokurorëve që plotësojnë kriteret që të aplikojnë në garën e hapur nga parlamenti për kryeprokuror të përkohshëm.

Manja: U bëj një thirrje të gjithë profesionistëve të sistemit, pra prokurorëve në Republikën e Shqipërisë që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj, të bëhen pjesë e kësaj gare. Afati skandon me 12 dhjetor në orën 18:00.

Duke u ndalur tek kriteret, Manja tha se kandidati për kryprokuror përveç vjetërsisë 15 vite në punë, duhet të ketë ose shkollën e Magjistraturës ose titullin shkencor.

Manja: Duhet të ketë mbi 15 vjet eksperiencë pune si prokuror, të ketë kryer shkollën shkollën e Magjistraturës ose gradë shkencore në drejtësi. Që të jem më i qartë, grada shkencore dhe shkolla e Magjistraturës nuk janë kritere që duhet ti ketë të dyja njëkohësisht, nuk janë kritere kumulative. Duhet të ketë 15 vjet punë dhe shkollën e Magjistraturës ose 15 vjet punë si prokuror dhe gradën shkencore në drejtësi.

Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se nuk është në dijeni nëse janë paraqitur apo jo kandidatura por deri në afatin përfundimtar sipas tij, koha është e mjaftueshme.

Deklarata e kreut të Ligjeve u bë në ceremoninë e togës së artë të avokatëve, ku kreu i shoqatës së avokatëve penalistë, Saimir Vishaj, e cilësoi antiligjore qëndrimin në detyrë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese apo dhe Prokurorit të Përgjithshëm që u ka përfunduar mandati.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/precedent-i-rrezikshem-ne-drejtesi-vishaj-eshte-harruar-institucioni-i-doreheqjes#.WiwDJBERXpU.facebook

Share This Video


Download

  
Report form