Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është marrë në pyetje, Melvi Disha, shoku i Emiljano Boçit i cili u vra mbrëmjen e 14 janarit 2018 në zonën e njohur si ish parku i autobusëve në Tiranë.
Mësohet se Disha i cili mbeti i plagosur në këtë atentat është marrë në pyetje në ambientet e spitalit të Traumës ku po merr mjekim pasi plumbi e ka kapur në shpatull.
Mësohet se 27 vjeçari ka thënë për uniformat blu se nuk ka mundur të shquajë personat që kanë qëlluar
"Pasi dolëm nga lokali u drejtuam drejt makinës dhe nuk pamë asgjë të pazakontë. U ula te sedilja e pasme pas shoferit. Sapo u futëm në makinë na qëlluan. Kur më preku plumbi jam shtrirë në sedile dhe kam mundur të lëviz vetëm disa minuta pasi përfunduan të shtënat. Nuk e kam idenë kush mund të jetë autori"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoku-i-emiljano-bocit-tregon-momentin-e-atentatit-na-qelluan-sapo-u-futem-ne-makin