Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14 janarit ku mbeti i vrarë Emiljano Boci, Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, nga Burreli, dhe me banim në Tiranë. Policia bën me dije se Xhecuka akuzohet për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje, por për shkaqe hetimi nuk jep detaje të mëtejshme. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Xhecuka është vrasës me pagesë. Xhecuka konsiderohet si një nga vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri, pjesë e bandës së Emiljano Shullazit. Ai është hetuar edhe si personi që ka qëlluar me armë banesën e gazetares Klodiana Lala, më 30 gusht 2018.