I arrestuar për vrasjen e Emiljano Boçit, gjykata lë në burg 'killerin' me pagesë

Report TV 2018-11-08

Views 2

Gjykata ka vendosur për vrasësin e dyshuar të Emiljano Boçit, Hektor Xheçuka, masën e sigurisë "arrest me burg". Ai është gjykuar këtë të enjte vetëm për vrasjen e 32-vjecarit, ndonëse dyshohet edhe si autor i vrasjes në tentativë të shokut të Boçit, Melvin Disha dhe si autor i disa vrasjeve të tjera me pagesë.

Pas një hetimi disa mujor, Hektor Xhecuka u identifikua nga forcat policore më datë 5 nëntor, teksa udhëtonte nga Greqia për në Shqipëri. Sipas burimeve policore të Report Tv, Hektor Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi. Madje, në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS