Ora News - Dy pistat e hetimit për atentatin ndaj Emiljano Boçit, pritet dëshmia e shokut të tij

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe dëshmia e personit të plagosur duket se janë shpresat e policisë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 14 janarit 2018 pranë ish parkut të autobusëve në Tiranë.

Policia pritet të marrë në pyetje Melvi Disha, shokun e Emiljano Boçit i cili mbeti i plagosur në atentat.

Nga ana tjetër e dashura e 32 vjeçarit e cila mësohet se ka qenë bashkë me të dhe fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin.

Hetuesit thanë se gjatë marrjes në pyetje ajo ka qenë në gjëndje të rënduar.

Autori i cili dyshohet se ka qenë person i vetëm ka studiuar hodhësisht lëvizjet e 32 vjeçarit pasi ai frekuentonte vetëm zonën ku banonte.

Dy pistat e hetimit

Hetimi për vrasjen është shtrirë në dy pista.

E para ajo e hakmarrjes pas një konflikti banal në vitin 2010 ku mbeti i plagosur 32 vjeçari. Boçi dhe një mik i tij u plagosën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën pas një sherri banal të nisur në një lokal nga zona e Selitës.

Në përplasje Treska u plagos rëndë ndërsa humbi shikimin në njërin sy. Boçi në atë kohë u dënua për tentativë vrasjeje dhe para dy vitesh doli nga burgu.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-pistat-e-hetimit-atentatin-ndaj-emiljano-bocit-pritet-deshmia-e-shokut-te-tij

Share This Video


Download

  
Report form