SHIJAK - Elvin Kërtalli dhe shoku i tij Dorian Zotaj janë qëlluar me armë zjarri nga një makinë pa targa sapo po dilnin nga nje lokal Loto Sport, ishin në qendër të qytetit të Shijakut.
Krimi ndodhi rreth orës 22: 40 minuta të mbrëmjes së djeshme (e hënë 26 gusht 2013), ndërsa policia bëri të ditur sot në mëngjes se Elvini, 37 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital.
VRASJA
Elvin Kërtalli dhe shoku i tij Dorian Zotaj kanë qenë para një lokali, në qendër të qytetit afër godinës së Albtelekomit, kur persona të pa identifikuar kanë hapur zjarr nga një mjet tip "Audi", duke qëlluar në drejtim të tyre.
Automjeti është larguar në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga errësira. Personat që ndodheshin në lokal i kanë dhënë ndihmën e shpejtë të plagosurve duke i dërguar në spital. Policia thotë se Elvin Kërtalli 36 vjeç nga Shijaku humbi jetën sot në mëngjes. Shoku i tij Dorian Zotaj është plagosur. Ai është dërguar në Spital Ushtarak në gjëndje të rëndë.
Dyshohet se shënjestër kryesore e atentatit ka qenë Dorian Zotaj, por këto janë vetëm të dhënat e para.