Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në këtë fillim viti, Lulzim Basha ka bërë një reagim në një lidhje me një premtim të pambajtur sipas tij që kryeministri Rama e ka bërë rreth 2 muaj më parë në një familje që fëmija e tyre vuante nga diabeti. Bëhet fjalë për rimbursimin e fishave të matjes së diabetit për fëmijët, për të cilat Rama tha se do të bëhet në janar.
Në një reagim, kryetari i PD Lulzim Basha thotë se Rama nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017, dhe për këtë arsye 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit.
Reagimi i PD
Në 14 nëntor, në kulmin e skandalit të Saimir Tahirit, u bëmë dëshmitarë të nje shfaqje të pashpirt të Edi Ramës me një 12 vjeçare, që vuante nga diabeti. Ai i premtoi Damiana Bakiut, familjes së saj dhe, nëpërmjet saj, 1500 familjeve të tjera që jetojnë me dhimbjen e diabetit të fëmijëve të tyre se fishat e matjes së diabetit do të rimbursohen që nga janari 2018.
Janari erdhi, por as Damiana, as 1500 femijët e tjerë nuk do të rimbursohen, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017.
Damiana dhe 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista.
Fëmijët me diabet nuk janë të vetmit që janë mashtruar nga Edi Rama. Ai bëri fushatë elektorale me premtimin se mijëra shqiptarë do të përfitonin nga zgjerimi i Listës me 30 ilaçe të reja me fokus tek sëmundjet me përhapje të gjerë si ato të zemrës dhe të veshkave. Është e qartë se edhe këta mijëra shqiptarë janë peng i pazareve të pambyllura të klientëve të Edi Ramës me Listën e Barnave të Rimbursueshme.
Ky vit ka nisur keq edhe për spitalet dhe qendrat shëndetësore.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-rama-nuk-mbajti-premtimin-femijet-me-diabet-do-vazhdojne-te-blejne-fishat-e-diabetit