Ora News – Përgjimet, Basha: Rama -Tahiri janë hedhur përpjetë për të mbrojtur tajaren e tyre

Ora News Lajme 2016-06-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke i akuzuar për presion mafioz ndaj drejtësisë.
Për liderin e opozitës, Rama e Tahiri po sulmojnë si kriminel gjyqtarin Arjan Aliaj, sepse dha një vendim ndesh me interesat e tyre, por Aliaj është i njëjti gjyqtar që prej të njëjtëve protagonistë thotë Basha, u lartësua si njeriu i denjë i drejtësisë kur liroi babain e ministrit të Brendshëm.
Basha: Janë hedhur përpjetë sikur i ka pickuar gjarpri. Janë hedhur përpjetë jo për drejtësi por vetëm për të mbrojtur tajaren e tyre qe po bie me yrysh ne llucën e megaskandalit të përgjimeve. Kanë nisur bandat me shuka eurosh e me pisqolla ne brez për të shantazhuar gjykatësit e për të sprapsur hetimin.
Duke ftuar drejtësinë që të çojë deri ne fund hetimet për përgjimin, kryedemokrati kërkon sërish dorëheqjen e ministrit të brendshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pergjimet-basha-rama-tahiri-jane-hedhur-perpjete-per-te-mbrojtur-tajaren-e-tyre/

Share This Video


Download

  
Report form