Ora News – Nishani: Rama e Basha të ulen dhe të gjejnë zgjidhje, ofroj mbështetje

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca dhe opozita, kanë shprehur dakordësinë për tu ulur në tryezë dilogu të iniciuar nga presidenti Bujar Nishani, duke i dhënë në mënyrë një mundësi zgjidhjes së krizës politike. I pari iu përgjigj pozitivisht ftesës së Presidentit ishte kryeministri Edi Rama, i cili u kujdes të shprehë shqetësimin për krizën që sipas tij nuk është e vendit por e Partisë Demokratike.

Rama: "Z.President!Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD!Jam gati t'i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me Lulzim Bashën."

Pak minuta më vonë në emër te koalicionit opozitar u përgjigj edhe Partia Demokratike. Në njoftimin për mediat thuhet se opozita ka kërkuar gjithmonë dialogun e vërtetë dhe jo fasade.

Koalicioni opozitar: Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmone rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kercenojnë asgjesimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit permës zgjidhjes se ofruar. Gjithashu Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojnë gatishmerinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Nishani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-rama-e-basha-te-ulen-dhe-te-gjejne-zgjidhje-ofroj-mbeshtetje/

Share This Video


Download

  
Report form