Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, të bërë fill pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. (Lexo këtu)
Basha tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po i mashtron studentët me ?Paktin për Universitetin?, pasi sipas tij kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë plan.
?Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët. Tha që do i bëjë konviktet brenda mandatit, por konviktet nuk janë 'Unaza' ?, tha Basha.
Kryedemokrati iu ofroi qytetarëve dy "rrugëdalje" nga kjo gjendje "coroditëse e zhvatëse", që i parashtroi edhe në seancën e fundit plenare, anulimin dhe hartimin e një ligji për arsimin e lartë si dhe dyfishimin e buxhetit.