Gjatë një mitingu elektoral në Bashkinë e Rrëshenit, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish me doza ironie, listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.
Rama tha se PD ka shkelur 7 herë afatin ligjor për dorëzimin e listës në KQZ, për shkak se Basha s'po gjente kandidatë.
"I patë listat e deputetëve, e kanë shkelur nja 7 herë afatin, se s'po gjenin kandidatë. Pse? Sepse Luli flet gjumë. Zgjohet para kamerave, fillon Republikën e Re te kamerat, mbyllen kamerat dhe Luli fillon e fle gjumë", u shpreh Rama.