Ora News – Basha: Rama të largojë Tahirin, Prokuroria të mos ndalet në koka turku

Ora News Lajme 2016-06-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi largimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas pezullimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për shkak të asaj që e quajti si skandali i përgjimeve. Sipas Bashës është shkelur në mënyrë flargrante siguria kombëtare dhe siguria e qytetarëve të Shqipërisë.
Përgjegjësi kryesor i skandalit të përgjimeve për Partinë Demokratike është Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili duhet të largohet menjëherë nga detyra dhe të ndiqet penalisht.
Basha: Sot kërkojmë me forcë largimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit nga detyra, si parakusht për largimin e çdo pengese që i është vënë përpara prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e plotë të këtij krimi. Dhe kjo nuk është një kërkesë për një kundërshtar politik të kapur në krim por një kërkesë e ligjshme për të siguruar kushtet për drejtësi të besueshme dhe objektive, të pa influencuar dhe të aftë për të zbardhur këtë skandal të paprecedentë.I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të çështjes të bëjnë gjithçka sipas ligjit dhe brenda ligjit dhe të mos ndalen me koka turku. Hetimi i plotë i Saimir Tahirit, hetimi i plotë i përgjegjësive të tij për këtë skandal, është ajo çfarë presin shqiptarët, është ajo çfarë pret opozita, institucionet e pakapura të shtetit dhe faktori ndërkombëtar.I bëj thirrje Edi Ramës të largojë Saimir Tahirin nga detyra një orë e më parë.
Pezullimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe arrestimet e dy drejtuesve të Policisë Operacionale, sipas kryetarit të demokratëve janë koka turku dhe vetëm hetimi i plotë mund të zbardhë këtë skandal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-te-largoje-tahirin-prokuroria-te-mos-ndalet-ne-koka-turku/

Share This Video


Download

  
Report form