A1 Report - Basha: Analizë rezultatit të zgjedhjeve...PD s'bën koka turku

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Për dy javë me radhë Lulzim Basha i ka injoruar me heshtje zërat e shtuar kritikë brenda partisë pas humbjes së 21 qershorit.

Megjithatë pas takimit me presidentin socialist të Parlamentit Evropian Martin Schulz Basha nuk e ka shmangur dot komentin për kokat e turkut brenda selisë blu.

?Procesi sapo ka nisur dhe do të vazhdojë me eficencë të madhe dhe pa asnjë vonesë. PD nuk është parti që bën koka turku, rivendos besimin ku duhet vendosur?, tha Basha.

Por fakti që nuk do ketë kokë prerë nuk përjashton aspak analizën e thellë dhe nxjerrjen e përgjegjësive të humbjes së zgjedhjeve.

Këtë e vërteton edhe ky formular tip që ka siguruar A1 Report ku duket qartë sesi do të verifikohet çdo detaj i rezultatit të zgjedhjeve.

Tabela me kërkesa të specifikuara i është dërguar çdo dege dhe njësie të PD në Tiranë e rrethe dhe drejtuesve iu kërkohet shkurrja të arsyeja kryesore se pse kanë rrjedhur vota.

Krahasimi në çdo lagje i votës me zgjedhjet e shkuara dhe faktet e tjera që do shërbejnë për analizën e rreptë që pritet të zhvillohet brenda selisë së demokratëve.

Share This Video


Download

  
Report form