Basha deklaroi gjithashtu se Rama përmes mediave të kapura prej tij ka ofruar ''kokën'' e Saimir Tahirit, por opozita shtoi ai nuk është në protestë për ''koka turku''.
''Sot kanë ofruar përmes mediave të tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është pëshqesh i bandave dhe krimit të organizuar. Nuk jemi këtu të pranojmë koka turku. Mbaje Saimir Tahirirn, zgjidhja është largimi yt dhe qeverisë tënde. Dëgjo zërin e qytetarëve, zgjidhu nga karrigia ku të ka lidhur krimi, hapi rrugë qeverisë teknike dhe me të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe në ta mban dil dhe ndeshemi dhe e shikojmë se kush fiton. Nuk të shpëton dot nga përballja me PD dhe opozitën, nga përballja me qytetarët, nuk të shpëton dot as krimi dhe mediat e kapura dhe të blera. Ora e përballjes po vjen, do përballemi në meidanin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, populli do vendosë me votë të lirë'',-u shpreh Basha.