Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të hënën se ?Edi Rama de facto ka marrë fund si kryeministër? dhe se ai ka shkelur kushtetutën duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.
?Edi Rama ka shkelur Kushtetutën për të mbrojtur Saimir Tahirin, parlamenti nuk ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të organeve të drejtësisë. As nuk ka të drejtë të kthehet në gjykata dhe të gjykojë provat?, tha Basha, në një dalje për mediat në selinë blu.
?Edi Rama po e mbron Saimir Tahirin sepse është peng i lidhjeve kriminale të Saimir Tahirit dhe i trafiqeve të drogës?, tha Basha duke shtuar se Rama ?Ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë që do të zbulojë dhe bashkëpunëtorë të tjerë në kupolën qeveritare të krimit të organizuar ndaj po bëjnë gjithçka për ta penguar këtë hetim. Drejtësia është e nëpërkëmbur, e kërcënuar. Vettingu është i marrë fund me këtë qëndrim të Edi Ramës që po e përdor për të kërcënuar prokurorët vetëm sepse guxojnë të hetojnë Saimir Tahirin dhe vendi është në një krizë totale kushtetuese, politike dhe morale. Mazhoranca moralisht është e vdekur. Edi Rama de facto ka marrë fund si Kryeministër?.
Basha tha se opozita është në konsultim me qytetarët dhe ndërkombëtarët për t?iu përgjigjur krizës në vend.
Më herët të hënën, në fjalën e mbajtur para Grupit Parlamentar të PS-së, Kryeministri Edi Rama e quajti ?farsë? kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit dhe deklaroi publikisht se mazhoranca do të votojë kundër kësaj kërkesë të mërkurën në Kuvend./tvklan.al