Basha: Mafia e kromit ka marre peng qeverinë

RTV KLAN 2018-05-30

Views 1

Lulzim Basha foli për mafia të kromit duke akuzuar Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri si pjesë të saj. Deklarata e fortë e kreut të demokratëve erdhi pasi vizitoi nga Spitali i Traumës njërin prej minatorëve që mbeti i plagosur të martën në galeritë e minierës së Bulqizës.

"Këto janë kostot dhe faturat e një korrupsioni qeveritar të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit, që është përgjegjësia kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS. Në 5 vite mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku". 

Por ndryshe nga kreu i opozitës, minatori Selim Zeneli, i cili punon prej 28 vitesh në minierën e kromit thotë se kushtet në të cilat punon janë brenda standardeve.

?Janë shumë të mira, për kushte nuk kemi pas vërejtje, kohët e fundit sidomos janë rregulluar, por unë kam qenë në ballë të punës.?

Share This Video


Download

  
Report form