Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e grabitësve në qytetin e Laçit, këtë të premte. Policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 16:36 kur ka rënë alarmi i bankës.
Persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e bankës kanë marrë një sasi parash, të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës. Pas kësaj, autorët janë larguar me një automjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Për kapjen e autorëve, policia ka organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /tvklan.al