Ora News- Kur u grabit banka, policia e Laçit po drekonte në Mamurras

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Pavarësisht se ishin në dreken e fundvitit në një lokal në Mamurras, policia thotë se kanë shkuar brenda 3 minutash në vendin e ngjarjes.

Nga deklarimet e marra në grabitje janë përfshirë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës. Nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një sasi parash pa specifikuar shumën e grabitur.

Sipas të dhënave "Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj. Në lidhje me ngjarjen, janë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kur-u-grabit-banka-policia-e-lacit-po-drekonte-ne-mamurras

Share This Video


Download

  
Report form