“Los Blancos”/Policia jep detaje mbi operacionin ndërkombëtar anti-drogë: 5 të arrestuar në Shqipëri

Ora News Lajme 2020-12-05

Views 7

#tvora #rtvoranews

Policia e Shtetit jep detaje nga operacioni ndërkombëtar anti-drogë, i zhvilluar në disa shtete si: Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Ndërkohë në vendin tonë, më saktë në Tiranë, Vlorë,Lezhë, Durrës e Shkodër janë arrestuar 5 persona, të cilët priten të ekstradohen.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor. Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar ?LOS BLANCOS?, i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta. Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit ?Fast? dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për kryerjen e veprës penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?. Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale?. Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale ?Shkelje e ligjit mbi drogat?.

Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë ?Arrest në burg?, për 30 shtetas, për veprën penale ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike?.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur ?KOMPANIA BELLO?, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin ...

Share This Video


Download

  
Report form