http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama merr një mesazh të qartë mbështetjeje nga Brukseli për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Shefja e Politikës së Jashtme Fererica Mogherini, evidentoi refromën në drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si arritje të jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare. Pika të cilat konsiderohen nga BE si kriteret kryesore që vendi ynë duhet të plotësojë para vendimit për hapejn e negociatave.
?Është një kënaqësi për mua të mirëpres, përsëri, Kryeministrin Rama, në një moment veçanërisht të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nën lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara dhe kjo është një punë që mund të hapë rrugën drejt hapave të mëtejshëm të procesit të integrimit në BE. Jam e lumtur që kam përsëri këtë mundësi për të diskutuar së bashku mënyrën se si këto hapa mund të shndërrohen në një opsion të vërtetë në fillim të vitit të ardhshëm?
Për kryeministrin Rama vendi ka rezultate të mira dhe për këtë meriton vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësim.
?Eshtë një kënaqësi si gjithmonë që të vij t?iu takoj, veçanërisht në këtë moment kur ne shpresojmë në një rezultat pozitiv të të gjithë përpjekjeve të përbashkëta me fillimin e negociatave të anëtarësimit. Jam shumë krenar që kam ardhur këtu me më shumë rezultate të mira dhe jam i sigurt që do të kemi edhe më shumë në muajt e ardhshëm?
Pak kohë më parë, Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn deklaroi se viti 2018 është shumë e rëndësishëm për nisjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.