“Optimizëm për çeljen e negociatave, ka ende sfida” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria mund te marrë këtë vit një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave te anëtarësimit në Bashkimin Eropian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin e brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, homologu austriak, Wolfgang Sobotka, vlerësoi edhe luftën kundër trafikut të drogës dhe terrorizmit. ?Shqipëria ndodhet në rrugën e saj drejt bashkimit europian dhe ndodhet në një pikë kyçe, ku pret për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ia thashë edhe z. Ministër që para ardhjes sime këtu zhvillova një telefonatë me komisionerin Hahn, ku ne theksuam edhe një herë që viti 2017 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, por për këtë duhet të kapërcejë edhe sfidat që i kanë mbetur. Në mënyrë që në 2017 të arrijë të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave të pritura?. Ministri austriak premtoi se shumë shpejt do te krijohet nje instance qe do te synoje te arrestoje krerët e trafikut te drogës.?Gjatë takimit me ministrin tahiri, ne folëm edhe për mbështetjen që ofron Austria për krijimin e një instance e cila gjurmon dhe kërkon personat në kërkim dhe në këtë drejtim shumë e rëndësishme është edhe për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike sepse qëllimi ynë nuk është që vetëm të arrijmë të identifikojmë, të arrestojmë dhe të ndalojmë shpërndarësit e vegjël, por e rëndësishme për ne është që të arrijmë kokat e këtij trafiku?.Tahiri tha se lufta kundër drogës do të vijojë edhe në vitin 2017 me të njëjtin intensitet si vitet e shkuara. Dy ministrat diskutuan edhe per çështjen e emigrantëve. Ministri Tahiri tha se vendi ynë nuk rrezikon të bëhet pjesë e itinerarit të flukseve emigratore.

Share This Video


Download

  
Report form