http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbushja e reformave dhe rezultatet konkrete shpejtojnë integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë nga komisioneri për zgjerimin Johanes Han gjatë takimit në Athinë me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocias.
Ata diskutuan për rolin kyç të Greqisë në çështjet e zgjerimit të BE-së, e konkretisht për vendet kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia.
Bashkimi Europian sipas komisionerit Hahn, do të ketë më shumë influencë gjatë negociatave, ndaj ai shprehu vendosmërinë për të hapur bisedimet e anëtarësimit sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Komisioneri tha më tej se Greqia është nje partner kyç per anëtarësimin e këtyre vendeve dhe per fqinjësinë e mire.
Ndërsa ministri i jashtëm grek Kotzias theksoi se është e nevojshme te plotësohen te gjitha rekomandimet per anëtarësim. Për sa i përket Shqipërisë, shefi i diplomacisë greke, iu referua takimit tre ditor në Kretë me homologun Bushati, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë më datë 19-20 Janar në qytetin e Korçës.
Kocias tha se ekziston një shpresë dhe një frymë optimiste, se në Korçë do të përfundojnë çështjet e hapura midis dy vendeve, pasi të dyja palët kanë interes që ato të mos mbeten të përjetshme dhe një pengesë për fillimin e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në.
?Ne duam që të zgjidhim problemet që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë, ose të konkretizojmë marrëveshjet e së kaluarës me kërkesat aktuale. Mendojmë që i gjithë ky proces të përfundojë në një Traktat të ri të Miqësisë Greqi-Shqipëri, ose në rinovimin e atij të vitit 1996, pasi ekziston përgatitje e lartë dhe dëshirë nga të dyja palët?, ka thënë Kotzias.
?Shpresoj se slogani, që thotë se ?historia nuk duhet të jetë burgu ynë, por shkolla jonë?, të provohet në praktikë?, ka deklaruar ministri i Jashtëm.