Kushtetuesja vulos hartën e re - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka lënë ne fuqi ndarjen e re territoriale, me 61 bashki, duke vlerësuar se është ne përputhje me ligjin themeltar te shtetit. Gjate mbledhjes se zhvilluar paraditen e se hënës, vetëm 6 dite pas seancës ku u shqyrtua ankimi i opozitës; 7 gjyqtare kane votuar per rrëzimin e kërkesës se Partisë Demokratike qe synonte shpalljen antikushtetues te ligjit dhe vetëm 2 kane mbështetur pretendimet e opozitës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hap rruge zbatimit te reformës administrative territoriale qe përben nje prej reformave kryesore qe qeveria zhvilloi këtë vit dhe i pari qe ka përshëndetur këtë vendim ka qene kryeministri Edi Rama. ?vendim i kthjellet i kushtetueses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrënjësor te territorit e shërbimeve? shkruan lideri i maxhorances ne një postim ne rrjetin social twitter. Tashme nuk ka asnjë pengese ligjore qe zgjedhjet lokale te vitit 2015 te zhvillohen ne baze te ndarjes se re me 61 bashki. Por opozita e cila nuk u be asnjëherë pjese e procesit te reformës administrative-territoriale e ka bere te qarte se me këtë harte nuk mund te mbahen zgjedhje e ne kete këndvështrim procesi i përgatitjes dhe zhvillimit te bejtes elektorale për pushtetin vendor pritet te shoqërohet me nje debat te ashpër politik. Por ndërsa dy kampet politike janë ende duke analizuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe efektet e ndarjes se re territoriale ne procesin elektoral, president i republikës Bujar Nishani ka shpallur ditën e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Ne ditën e fundit te afatit qe kodi zgjedhor i vendos per caktimin e datës, kreu i shtetit nishani ka dekretuar 21 qershorin si datën e mbajtjes se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore.

Share This Video


Download

  
Report form