Kosovë, shprehet kushtetuesja për qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata kushtetuese e Kosovës ka bërë interpretimin e saj rreth kërkesës së presidentes Ahtifete Jahjaga se kujt do t'i takojë mandati për formimin e qeverisë së re. Por, komunikata zyrtare e gjykatës nuk bën të ditur detaje mbi këtë vendim. Deri tani dihet se trupa e nëntë gjyqtarëve ka bërë interpretimin e neneve 84 dhe 95, respektivisht për kompetencat e presidentit dhe për zgjedhjen e qeverisë së re. Megjithatë mediat ne Prishtinë kanë nisur të japin detajet e para. Sipas Radio Televizionit Publik të Kosovës, gjykata ka vendosur që presidentja e Kosovës do të mandatojë koalicionin me lider Hashim Thaçin e partisë demokratike të Kosovës për të formuar koalicionin e ri qeveritar. Në rast se do të mandatohet koalicioni me lideri Hashim Thaçit, ky i fundit do të ketë 15 ditë kohë për biseduar për të formuar koalicionin e ri. Ndërkohë burime pranë kryeministrit theksojnë se PDK shpreson që përballë opsionit zgjedhjeve të parakohshme mund të ketë ndonjë copëtim të aleancës së partive opozitare. Këto të fundit, kanë thirrur një takim pasdite për të diskutuar kushtet e lëvizjes vetëvendosje për pjesëmarrjen në koalicion. Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj takohen për të biseduar hapat e mëtejshme për formimin e qeverisë së re. Ky grupim i krijuar dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, pretendon se i takon e drejta për formimin e qeverisë së re. Sipas marrëveshjes së arritur me 10 qershor, ky koalicion do të caktojë për kryeministër, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Megjithatë, për momentin pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor nga ana e KQZ-së.

Share This Video


Download

  
Report form