http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni fitues me në krye Partinë Demokratike të Kosovës dhe Hashim Thaçin si kandidat për kryeministër do të marrë i pari mandatin nga presidentja Ahtifete Jahjaga për të nisur bisedimet për formimin e qeverisë se re në Kosovë. Ky është interpretimi që trupa prej 9 anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese i ka bërë neneve 84 dhe 95, me kërkesë të kreut të shtetit. Në dokumentin 24 faqësh, në argumentimin e saj gjykata nuk e njeh koalicionin pas zgjedhor, ndërsa sqaron:Presidenti Republikës, ne baze te nenit 95, paragrafi 1, te Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër te nominuar nga partia politike ose nga koalicioni qe ka numrin me te madh te vendeve ne KuvendNë rast se Hashim Thaçi, edhe pas bisedimeve, nuk arrin të marrë votat e kërkuara në kuvend për formimin e qeverisë, siç janë dhe gjasat me te mëdha për shkak të paktit mes partive opozitare LDK-AAK -Nisma dhe me mbështetjen e Vetëvendosjes, i takon presidentes që pas konsultimeve me partitë të emëroje kandidatin tjetër per kryeministër, ku nuk përjashtohet mundësia qe ai te jete serish nga radhët e PKD-se.Ne rast se kandidati i propozuar për Kryeministër nuk merr votat e nevojshme, Presidenti Republikës, ne diskrecionin e tij/saj, ne baze te nenit 95, paragrafi 4, te Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër per Kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet qe kane plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti ose me koalicion qe është regjistruar si subjekt zgjedhor ne pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e ka emrin ne fletëvotim te zgjedhjeve, ka marre pjese ne zgjedhje dhe ka kaluar pragun;Nuk përjashtohet qe Presidenti i Republikës te vendose t'i japë partisë ose koalicionit te pare, sipas nenit 95, paragrafi 1, te Kushtetutës, mundësinë te propozoje kandidatin tjetër per Kryeministër;Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur nga presidentja e vendit. Përmes nje komunikate për shtyp, Jahjaga thekson se do ta ushtroje kompetencën e saj menjëherë pas certifikimit te rezultatit nga KQZ-ja. Ndërsa Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, përmes nje komenti ne rrjetin social facebook tha se e do ta respektoje polotesisht vendimin e kushtetueses. I menjëhershëm ka qene dhe reagimi i koalicionit opozitar LDK-AAK-Nisma. Permes nje komunikate, koalicioni thekson se përben shumicën në parlamentin e Kosovës, ndaj pret që ne përputhej me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ky koalicion të fillojë procedurat për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Ata rikonfirmojne se partitë ne koalicion nuk do t'i përgjigjen ftesës së kreut te PDK-se dhe per kete arsye e ftojnë atë qe të evitoje vakumin institucional dhe ta ktheje menjëherë mandatin te presidentja Jahjaga.