Thaçi në kuvend për kufirin Kosovë - Mali i Zi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Kosovës u përfshi nga debatet gjate interpelancës me Ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi, per çështjen e përcaktimit te kufirit me Malin e Zi. Sipas opozitës, kufiri ka ndryshuar dhe Kosova rrezikon te humbase pjese te territorit te saj. I ashpër ishte reagimi i nismëtarit te interpelancës, kreut te AAK, Ramush Haradinaj.?E di që kufiri ka ndryshu, janë një numër i madh i njerëzve që e dinë që ka ndryshu. Kufiri ka ardhë në brendi të Kosovës. Krejt çka dua të iu pyes është: A shihni ju ndonjë mundësi me kthye kufirin siç ka qenë në vitin 1974??, ka thënë Haradinaj në seancën e Kuvendit të KosovësPor për qeverinë e Kosovës, nuk është humbur asnjë cope toke dhe gjithçka eshte përcaktuar ne përputhje te plote me Kushtetutën e vitit 1974, kur Kosova kishte statusin e nje krahine autonome.Per deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Kosova ka humbur 7 mije hektarë toke.Interpelanca u mbajt ne nje kohe qe banoret e zonës kufitare te mbështetur nga opozita akuzojnë qeverinë se më vijën kufitare të negociuar po i fal malit të zi rreth 12 mijë hektarë tokë. Kosova e ka mbyllur përcaktimin e kufijve me Shqipërinë e Maqedoninë, ndersa me Serbinë kjo çështje mbetet e hapur, pasi Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form